Politika e Kthimit

Politika e Kthimit dhe Reklamacioneve (Domotech)

Si ta kthej një porosi? Porosia mund të kthehet brenda një afati prej 14 ditësh nga data e pranimit të produktit. Produkti duhet të dorëzohet së bashku me paketimin origjinal, kuponin fiskal/faturën dhe të gjithë aksesorët përcjellës. Para dërgimit, kërkesa për kthim duhet të iniciohet online përmes profilit tuaj të përdoruesit në faqen e Domotech.

A mund ta ndërroj produktin me një model tjetër? Po. Ju keni të drejtë ta ndërroni produktin me një tjetër (për arsye modeli, ngjyre, madhësie ose mospërputhjeje) brenda 14 ditëve nga pranimi. Ndërrimi pranohet vetëm nëse produkti është i papërdorur, me etiketat dhe vulat e fabrikës të paprekura, pa dëmtime fizike dhe i shoqëruar me faturën fiskale. Afati për reklamimin e aksesorëve të vegjël mbrojtës (mbështjellëse, xhama mbrojtës) është 24 orë nga pranimi.

A mund të rimbursohem me pagesë të plotë? Aprovimi i kthimit bëhet pas verifikimit teknik të gjendjes së produktit nga stafi ynë. Në rast miratimi, rimbursimi i plotë kryhet vetëm brenda 14 ditëve nga pranimi i porosisë (me paketim, aksesorë dhe faturë). Pas kalimit të këtij afati, shuma e mbetur mund të konvertohet në kredit/kupon për blerjet tuaja të ardhshme në Domotech.

A mund të kthehen produktet e blera me zbritje apo kupona (Gift Voucher)? Po, produktet e blera gjatë ofertave ose përmes kuponave mund të kthehen sipas të njëjtave kritere teknike (brenda 14 ditëve, në gjendje të rregullt, me paketim dhe faturë fiskale).

A mund të kthehen produktet e marra si dhuratë? Produktet promocionale ose artikujt e përfituar falas si dhuratë nuk mund të kthehen dhe as të rimbursohen me vlerë monetare.

Kam pranuar produktin e gabuar, çfarë duhet të bëj? Nëse keni pranuar një artikull tjetër nga ai i porositur, hapni menjëherë një kërkesë për kthim nga profili juaj duke zgjedhur arsyen përkatëse. Ekipi i shërbimit ndaj klientit do t'ju kontaktojë menjëherë për të organizuar zëvendësimin pa asnjë kosto shtesë.

Produkti nuk përputhet me përshkrimin në faqe, si të veproj? Në këtë rast, filloni kërkesën për kthim nga llogaria juaj, përzgjidhni arsyen e mospërputhjes dhe specifikoni detajet në fushën e komenteve. Pas shqyrtimit nga stafi ynë, do të njoftoheni për procedurën e zëvendësimit ose rimbursimit.

Mungon një artikull në porosinë time, çfarë duhet të bëj? Kontaktoni menjëherë shërbimin ndaj klientit brenda 24 orëve nga pranimi i pakos për të verifikuar dërgesën dhe për t'ju nisur produktin mungues me prioritet.

Produkti ka ardhur i dëmtuar ose me defekt teknik, si të veproj? Paraqisni kërkesën për reklamacion përmes profilit tuaj duke përshkruar defektin dhe bashkëngjitur foto/video të problemit. Departamenti i servisit teknik do të verifikojë rastin dhe do t'ju udhëzojë mbi riparimin nën garanci, zëvendësimin ose kthimin.

Kush e mbulon koston e transportit gjatë kthimit?

  • Defekt ose gabim nga Domotech: Transporti mbulohet tërësisht nga ne.
  • Kthim me dëshirë të klientit (ndërrim mendjeje): Klienti mund ta sjellë produktin personalisht në pikat tona ose ta dërgojë me shërbim postar, ku kostoja e transportit të kthimit mbulohet nga vetë blerësi.
Ballina
Kategoritë
Shporta
Kyçu